Transmetuar më 26-02-2020, 10:12

Teksa kryesisht koronavirusi prek personat në moshë të madhe, konfirmohet se në Itali një vajzë 4 vjeçe është prekur në zonën e Castiglione d’Adda.

Deri më tani gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qëndrueshme, teksa po mbahet nga mjekët nën mbikëqyrje.

Sakaq autoritetet e shtetit fqinj konfirmojnë se numri i të prekurve nga virusi i rrezikshëm ka shkuar në 326 persona.

Ndërkohë që 11 është numri i të vdekurve, teksa priten rezultatet e analizave të personave të tjerë. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE