Transmetuar më 26-02-2020, 10:23

“Rusia këshillon ndërprerjen e udhëtimeve në Itali, Iran dhe Korenë e Jugut, deri në stabilizimin e situatës, si pasojë e përhapjes së virusit të rrezikshëm Covid-19”.

Është ky mesazhi i publikuar nga Agjencia Shëndetësore Ruse.

Moska ka ndërmarrë tashmë masat drastike për të shmangur përhapjen e koronavirusit nga Kina, duke ndaluar hyrjen e qytetarëve kinez.

Po ashtu ka mbyllur rreth 4250 kilometra kufi të përbashkët dhe ka ndërprerë trenat e pasagjerëve që lidhin me Kinën.

Gjithashtu qytetarët kinez janë këshilluar që nga muaji janar që të mos shkojnë në Kinë. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE