Transmetuar më 26-02-2020, 10:34

Deri më tani nga Italia fqinje janë konfirmuar 11 viktima nga koronavirusi. Katër viktimat e fundit janë një 84-vjeçar nga Nembro, provincë e Bergamo, një 91-vjeçar nga San Fiorano, një grua 83 vjeçe nga Codogno, dhe një grua 76 vjeçe e cila ishte shtruar në reanimacionin e Trevisos për komplikime resopiratore.

Siç deklaroi i ngarkuari i jashtëzakonshëm për emergjencën e koronavirusit, Angelo Borrelli, gjatë një konference për shtyp, numri i të prekurve është 325 në të gjithë Italinë.

Ndërkohë konfirmohet se janë katër të mitur të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Lombardi, dy në sptalin e San Matteo të Pavia dhe dy të tjerë në spitalin e Seriate, provincë e Bergamo.

Bëhet fjalë për një vajzë 4 vjeçe e cila është shtruar në spitalin e San Matteo, dy djem 10 vjeç dhe një djalë 15 vjeç. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE