Transmetuar më 26-02-2020, 10:48

“Epidemia e koronavirusit në Kinë po ngadalësohet, pasi piku i tij është arritur dhe tashmë shihet një rënie e numrit të rasteve të reja”. Është kjo deklarata e bërë nga Druce Aylward, i cili ndodhet në krye të task forcës me 25 ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me mision në Kinë.

Aylaward bëri një përmbledhje të udhëtimit të ekspertëve nga Pekini në Wuhan, duke nënvizuar se pavarësisht gabimeve të bëra, bota ka nevojë për eksperiencën e Kinës dhe se duhet ndryshuar mentaliteti lidhur me përgatitjen për situata të ngjashme.

Sipas OBSH, Kina e përballoi në mënyrë pragmatike virusin e ri, i cili frikëson për shkak se përhapet me shpejtësi.

“Morën marra drastike të papara më herët, për të frenuar shpërndarjen e virusit”, tha Druce Aylward. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE