Transmetuar më 26-02-2020, 11:06

Franca konfirmon tre raste të reja me koronavirus, mes tyre një i vdekur. Deklarata zyrtare u bë paraditen e sotme nga drejtori i përgjithshëm i Shëndetit, Jerome Salomon.

Ndërkohë ai konfirmoi se numri total i të prekurve në vend ka shkuar në 17. Viktima e parë i shënuar në vend është një shtetas francez 60-vjeçar, i cili gjeti vdekjen teksa ishte i shtruar në spitalin e Parisit, gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës.

Ndërkohë konfirmohet edhe rasti i parë me koronavirus në Brazil, ku pas analizave të dyfishta, rezultoi pozitiv një burrë i cili ishte kthyer në San Paolo, pas një vizite pune në Itali në 21 shkurt.

Kështu Ministria e Shëndetësisë vendase, i ka kërkuar kompanisë ajrore me të cilën udhëtonte i prekur, listën e pasagjerëve që ndodheshin me të në të njëjtin avion. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE