Transmetuar më 26-02-2020, 12:10

Në Klinikën Infektive të QKUK-së në Kosovë. janë duke u trajtuar tre raste të reja të dyshuar me koronavirus.

Mes tyre po trajtohet edhe një person me origjinë nga Kina i cili ka ardhur në Kosovë në fillim të muajit shkurt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Shpend Fazliu.

Ai tha se personat që po trajtohen janë një femër 27-vjeçare nga Prishtina e cila studion në Itali në afërsi të Romës, një mashkull 39 vjeç nga Prishtina i cili është i punësuar në Milano dhe një shtetas kinez 28 vjeçar i cili ka ardhur nga Kina në Kosovë në 2 shkurt.

Fazliu ka thënë se iu janë marrë mostrat për analiza dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE