Transmetuar më 26-02-2020, 12:31

Koronavirusi edhe më pranë nesh. Greqia ka konfirmuar rastin e parë të virusit të frikshëm.

BBC bën me dije se ministria e Shëndetësisë ka njoftuar zyrtarisht për rastin e parë me koronavirus në vend.

Është një grua 38-vjeçare, nga Selaniku e cila kishte udhëtuar nga veriu i Italisë, tha një përfaqësues i ministrisë së shëndetësisë.

Kujtojmë se deri më tani nga Italia fqinje janë konfirmuar 11 viktima nga koronavirusi.

Katër viktimat e fundit janë një 84-vjeçar nga Nembro, provincë e Bergamo, një 91-vjeçar nga San Fiorano, një grua 83 vjeçe nga Codogno, dhe një grua 76 vjeçe e cila ishte shtruar në reanimacionin e Trevisos për komplikime resopiratore./b.l/noa.al/

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE