Transmetuar më 26-02-2020, 12:34

Në cilësinë e kryetarit të Zyrës së OSBE, Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Moskë me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Ai deklaroi se shpreson në që të gjendet zgjidhja e konfluiktit me Ukrainën dhe të arritet paqja në të mirë të dy venceve.

“Unë erdha në Moskë 15 vjet pas vizitës sime të parë si kryebashkiak i Tiranës dhe me këtë rast si kryetar i radhës së OSBE dhe do ta nisja duke ju komplimentuar të gjithëve në këtë qytet edhe pse e di që është puna e kryebashkiakut por ndryshimet janë mahnitëse. Dhe po ju keni të drejtë që po jetojmë në kohë të trazuara dhe është e qartë se siguria në rajonin tonë është mjaft e brishtë. Kërcënimet ndërkombëtare po bëhen shumë komplekse dhe njerëzit po vuajnë dhe natyrisht duke pasur parasysh që njerëzit vuajnë duhet të gjejmë motivimin e mirë të të gjetur dialogun”, u shpreh Rama.

Ai deklaroi se si kryetar i OSBE kur OSBE u themelua 45 vjet më parë parimet e saj të integritetit territorial, lirive, të drejtave dhe janë ende aq aktuale.

Rama shtoi se duke pasyr parasysh se njerëzit dhe siguria duhet të jenë në vend të parë mund të përpiqemi që mund të bëjmë më shumë.

“Le të shprësojmë që më e mira nuk ka ardhur ende. Faleminderit për mikëpritjen. E dimë që Rusia është pjesëmarrës kyç në disa formate negocimi për konfliktet. Vij këtu me besimin se ju dhe vendi i mrekullueshëm do të përdorni ndikimin tuaj për të ecur përpara paqes së nevojshme. Ju them se sa u trondita kur vizitova zonën e luftës dhe sa e dhimbshme ishte të shihje njerëz që vuanin pa dallim moshe, nevoje, njerëz nga e gjithë zona që luftonin të mbijetonin. Në emër të këtyre njerëzve ju bëj thirrje të bëjmë më të mirën”, deklaroi kreu i qeverisë. /a.y/noa.al