Transmetuar më 26-02-2020, 12:35

Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur në 12, ndërkohë që janë raportuar 370 raste të infektuar.

Katër viktimat e fundit janë një 84-vjeçar nga Nembro, provincë e Bergamo, një 91-vjeçar nga San Fiorano, një grua 83 vjeçe nga Codogno, dhe një grua 76 vjeçe e cila ishte shtruar në reanimacionin e Trevisos për komplikime resopiratore.

Lombardia është zona më e prekur ku kanë humbur jetën 9 persona dhe janë infektuar 261 njerëz, përfshirë katër fëmijë.

Në Veneto ka 58 të infektuar dhe 2 viktima, në Emilia Romagna ka 27 raste të infektuar dhe 1 të vdekur, tre të prekur në Piedmont, Lazio dhe Sicili, 2 në Toskanë dhe Liguri, 1 në South Tyrol.

Ndërsa katër të miturit, të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Lombardi janë dërguar në sptalin e San Matteo të Pavia dhe në spitalin e Seriate, provincë e Bergamo.

Bëhet fjalë për një vajzë 4 vjeçe e cila është shtruar në spitalin e San Matteo, dy djem 10 vjeç dhe një djalë 15 vjeç./a.m/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE