Transmetuar më 26-02-2020, 12:40

Maskat nuk janë efikase për njerëzit e shëndetshëm. Ata janë krijuar për të mbrojtur njerëzit e sëmurë dhe punonjësit e shëndetit.

Këtë e konfirmoi profesori Walter Ricciardi, anëtar i Organizatës Botërore të Shëndetit në konferencën e 25 shkurtit.

"Ato të thjeshtat shërbejnë si masë paraprake. Ato të sofistikuara, të cilat kanë filtra, përdoren për të mbrojtur punonjësit e shëndetit", u shpreh Ricciardi.

Është theksuar se parandalimi më i madh nga infektimi me koronavirus bëhet me larjen e duarve dhe shmangia e kontakteve me persona të sëmurë.

Kush duhet ti përdorë maskat?

Ata që dyshojnë se janë prekur nga koronavirusi dhe kanë simptoma si kolla apo tështitja, apo ata që kujdesen për një person të infektuar. Bëhet fjalë për punonjësit e shëndetit dhe njerëz që jetojnë në zona që konsiderohen të jenë në rrezik. Përdorimi i maskës ndihmon në limitimin e përhapjes së virusit, por duhet treguar kujdes dhe për higjenën e duarve. Nuk ka asnjë dobi mbivendosja e maskave sipër njëra-tjetrës.

Cilat janë më efektive?

Maskat më efektive janë ato që kanë të shkruar FFP3 ose FFP2, të certifikuara nga EN 149, i cili konsiderohet një standard i nevojshëm për t’u siguruar nga këto pajisje kundër rrezikut biologjik. Kjo shpjegohet nga Shoqata e prodhuesve dhe shpërndarësve të pajisjeve mbrojtëse personale (Dpi). Maskat që kanë kodin FFP3 kanë një efikasitet filtrimi prej 98% (krahasuar me 92% të garantuar nga klasa FFP2)./a.m/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE