Transmetuar më 26-02-2020, 13:04

Reperja Nicki Minaj i ka habitur të gjithë me një video që ka publikuar me bashkëshortin. Aty duket se Kenneth Petty po i përkëdhel barkun dhe kanë nisur spekulimet se janë në pritje të një fëmije.

Aty vërshuan komentet ku pyesin reperen nëse është shtatzënë, por nuk erdhi asnjë përgjigje.

Fotografitë e fundit i ka publikuar me veshje tradicionale nga karnavalet në Trinidad, por nuk duket se e ka barkun e rrumbullakosur.

Megjithatë, mbetet ende për tu konfirmuar pasi reperja mund të jetë në muajt e parë të shtatzënisë.

Më parë, Nicki ka thënë se është gati që të krijojë familje. Vitin e kaluar, ajo dhe Kenneth kurorëzuan historinë e dashurisë me martesë dhe janë më të lumtur se kurrë./a.m/noa.al