Transmetuar më 26-02-2020, 13:27

Frika nga koronavirusi ka ndaluar një anije që të ankorohet në Ocho Rios, Xhamajkë pasi zyrtarët zbuluan se një anëtar i bordit mund të jetë i infektuar.

Anija "MSC Meraviglia" ka më shumë se 4500 pasagjerë dhe 1600 anëtarë ekuipazhi, të cilët udhëtuan nga Miami.

Anëtari i bordit është izoluar pasi kishte simptoma të ngjashme me ftohjen, por nuk dihet ende nëse është infektuar me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë Chris Tufton tha se vendimi u mor sepse një person kishte kollitje, tështima dhe dhimbje të muskujve.

Pas këtij vendimi, anuja u drejtua për në Georgetown, kryeqytetin e Ishujve Kajman, ku autoritetet shëndetësore kanë thënë tashmë se nuk do të jetë në gjendje të ankorohet.

Kjo është anija e tretë që ndalohet nga portet se ka të dyshuar për koronavirus. Edhe anija e lundrimit MS Westerdam u refuzua nga pesë porte në fillim të këtij muaji në mes të frikës për koronavirusin.

Ndërsa në anijen Diamond Princess i cili sëmurë më shumë se 600 dhe vrau katër./a.m/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE