Transmetuar më 26-02-2020, 13:27

Zbulohen detaje të reja mbi krimin e rëndë në Durrës, ku burri vrau gruan me levë hekuri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, ku Rruzhdi Tosuni, 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij.

Viktima është Hajdije Tosuni, 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Mësohet se viktima dhe i dyshuari janë pjesë e komunitetit egjiptian dhe prej vitesh merreshin me tregtinë e metrazheve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti mes çiftit të komunitetit rom ka lindur pikërisht lidhur me shitjen e dyqanit të metrazheve ku punonin.

Pasi i ka marrë jetën të shoqes, Rruzhdiu ka lajmëruar vetë policinë, duke iu thënë se kishte vrarë të shoqes, duke iu treguar se po i priste para dyqanit.

Pas shoqërimit, kur është marrë në pyetje ai ka deklaruar se e vrau pasi ia kishte sjellë shpirtin në majë të hundës prej shumë vitesh.

“Kam 30 vite që e duroj, ndaj e vrava”, ka thënë 63-vjeçari.

E mbërritur në skenën e krimit, vajza e çiftit ka shpërthyer në britma e lot.

“Ju lutem më lini, më lini ta shikoj. Dua mamin…”, ka thirrur e reja duke vajtuar për të ëmën, skenë të cilën mund ta shihni në videon më poshtë. /a.y/noa.al

Burri e vrau gruan me levë hekuri, policia del me deklaratë/ Kush është viktima

Sherr mes çiftit biznesmen në Durrës, burri vret gruan në mes të sheshit