Transmetuar më 26-02-2020, 14:05

Djali 9-vjeçar nga Australia me nanizëm që u bë viral në rrjete sociale se është viktimë e bullizmit ka prezantuar motrën e tij.

Guyala është motra e madhe që i ka dalë në mbrojtje Quaden Bayles me anë të një shkrimi në Instagram.

"Unë them le të pirdhet bullizmi dhe inatçinjtë! Ti je më i miri, më i zgjuari, më i forti dhe fëmija më i ëmbël që njoh. Ti nuk je vetëm dhe ne jemi të gjithë këtu për ty vëllai im", tha modelja 20-vjeçare.

Nuk është hera e parë që ajo prezanton e shfaq vëllain në rrjete sociale. Më parë kishte postuar video ku të dy duken duke kërcyer nën ritmet e muzikës.

Vogëlushi me nanizëm pas kësaj videoje pati një përkrahje të madhe, edhe nga VIP-a botërorë. Pati spekulime se djali është i rritur, të cilat u nxitën kur nëna fshiu videon e vogëlushit, por ende nuk ka diçka të konfirmuar./a.m/noa.al