Transmetuar më 26-02-2020, 14:58

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, ka bërë një postim prekës me rastin e një vjetorit të vdekjes së të atit.

Ajo ka publikuar një fotografi nga dasma e saj, ku shihet e përqafuar me të atin.

“Një vit pa ty. Dhe nuk ka asgjë që ta lehtësojë dhimbjen për humbjen tënde.

Asnjë përqafim nuk e zëvendëson dot tëndin. Të dua përgjithmonë”, shkruan Ajola.

Babai i saj publicisti Arben Xoxa, u nda nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë. /a.y/noa.al