Transmetuar më 26-02-2020, 15:06

Anna Lika duket se ka gjetur dashurinë në krahët e një futbollisti shqiptar. Dyshimet lindën pas fotografisë në të njëjtin vend në Francë.

Anna ka realizuar një imazh në një panoramë të bukur në Nice dhe e ka postuar në Instagram. Në të njëjtin vend, është parë edhe futbollisti 26-vjecar Amir Rrahmani, i cili luan për ekipin Kombëtar të Kosovës dhe për Veronën e Italisë, ndërkohë që nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit.

“Nga Nice me dashuri”, shkroi Amiri në fotografinë e tij.

Ende nuk e kanë konfirmuar lidhjen, por ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe mund të jenë duke përjetuar një histori dashurie.

Kohët e fundit, Anna ka qenë në vëmendjen e faqeve rozë pasi u përfol për lidhje me regjisorin Drilon Hoxha, të cilën e mohoi publikisht.