Transmetuar më 26-02-2020, 15:27

Meshkujt kanë testikuj të vegjël dhe pak spermë nëse konsumojnë shumë ushqime të thata, ka thënë një studim.

Aty thuhej se ata që kishin një dietë të pasur me peshk, pulë, fruta, periume dhe konsumim të ujit prodhonin më shumë spermë dhe kishin testikuj të mëdhenj.

Studimi u krye nga Universiteti i Harvardit që tregonte se konsumimi i ushqimeve të përpunuara dhe mishit të kuq shkaktonte efekt të kundërt.

Lideri i studimit Feiby Nassan tha meshkujt rrisin mundësinë për tu bërë me fëmijë nëse kanë një dietë të balancuar.

U analizuan 2935 meshkuj në moshë mesatare rreth 19 vjeç, të cilët po bënin provimet ushtarake dhe kishin dietë të pasur ushqimore.

Sipas TheSun, studimi nxori konkluzionet për përmasat e testikujve, formën si dhe aftësia e notit./a.m/noa.al