Transmetuar më 26-02-2020, 16:13

"Jam kinez dhe mund të kollitem në fytyrën tënde", kjo është kënga e dedikuar për koronavirusin që po bëhet virale.

Tekstin e punoi dhe e këndoi reperi Taiyo Yamanouchi, i cili bën ironi për të gjithë personat që janë në panik nga sëmundja që ka prekur pothuajse të gjithë botën.

Ai thotë se ndihet keq për viktimat në të gjithë botën, por vendosi ta mposhtë me një buzëqeshje.

"Nëse ne nuk ndalojmë së menduari, gjykuari dhe diskriminuari, mund të shkaktohen dëme të mëdha", thuhet në tekstin italian.

Aty tregon edhe faktin që kur ishte i vogël e ngatërronin se ishte kinez dhe është diskriminuar disa herë.

Në të vërtetë Yamanouchi ka fizionomi aziatiku, por ka lindur dhe është rritur në Itali./a.m/noa.al