Transmetuar më 26-02-2020, 17:50

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa deklaron se ky i fundit është më zi se diktatura në raport me kushtetutën. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Vasili thekson se edhe diktatura në kohën e Partisë së Punës ishte me serioze lidhur me Kushtetutën e saj.

"Edi Rama më zi edhe se diktatura në raport me Kushtetutën! Edhe diktatura në kohën e Partisë së Punës ishte më serioze lidhur me Kushtetutën e saj. Ndryshe nga Edi Rama që e dhunon dhe e ndryshon nga mëngjesi në darkë Kushtetutën dhe kërkon të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese, përkundrazi Partisë së Punës ju deshën tre vjet punë peër ta ndryshuar Kushtetutën e saj në vitin 1976", shkruan Vasili.

Më tej ai tregon se ç’thoshte kohë më parë Profesor. Ismet Elezi: “Puna për përgatitjen e Kushtetutës filloi që në vitin ’73, patëm një mbledhje nën drejtimin e Adil Çarçanit në kryeministri dhe u caktua një komision. Ky komision që u krijua, në realitet ishte për një pjesë të kushtetutës, kryesisht për organizimin shtetëror. Të tilla grupe ishin krijuar edhe për sektorë të tjerë.

Në fillim ndryshimet e Kushtetutës u bënë heshtazi deri në ’75. Në 1975 në Kuvendin popullor parashtroi hartimin e një kushtetute të re që të paraqiste etapat e socializmit. Në atë seancë u krijua komisioni. Kjo ishte ana formale e jashtme”.

Në fund ai shprehet se p të "Krahasoni nga ana formale me Partinë e Punës, do të kuptoni se çfarë turp i vërtetë si kryeministër është Edi Rama"./b.l/noa.al/