Ndarja nga jeta e Nexhmije Hoxhës/ Rezarta Shkurta: Zbatoi planin siç kishte bërë gjithmonë
Transmetuar më 26-02-2020, 18:16

Pas ndarjes nga jeta të Nexhmies, ish-gruas së diktatorit,  një reagim vjen edhe nga Rezarta Shkurta, bashkëshortja e nipit të Enver Hoxhës.

Në një postim në Instagram, Rezarta shkruan se pati fatin të njihte “një zonjë, histori”, ndërsa thotë se Nexhmia ishte një grua shekullore nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Rezarta Shkurta vlerëson te gjyshja e bashkëshortit të saj përpikmërinë, aq sa në fund shkruan se Nexhmia iku pasi kishte zbatuar planin siç kishte bërë gjithmonë.

"Pata fatin të njohë një zonjë, “Histori”. Një gjyshe e stërgjyshe të dashur. Një grua shekullore për nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Një grua luftarake deri në fund. Kujtimet dhe përshtypjet e para që kam për Nexhmije Hoxhën ishte përpikmëria. Oraret e sakta pa lëvizur sekondi, në zgjimin, vaktet, takimet apo kur ulej të shkruante kujtimet e saj.

Për mua aso kohe por edhe sot ishte edhe është e pabesueshme se si një njeri për aq vite me aë përpikëmëri të organizaonte jetën e saj. Më pas pata fatin të isha fotografja personale. Ndërkohë që e fotografoja këtë zonjë 99 vjeçare, pasi me kish cituar me përpikmëri se si e dëshironte foton, apo korigjonte në mënyrë të detajuar në këndet fotografike, kuptoja se ajo rastësisht kjo zonjë kish bërë histori.

Një nga planet e saj ishte të realizonte librin e saj të fundit “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, e më pas e qeshur shoshte mund të iki nga kjo botë. Dhe ashtu bëri kjo zonjë e mahnitshme, e zbatoi planin siç kish bërë gjithë jetën e saj. E fortë, e kthjellët me një memorie të jashtëzakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurinë dhe një trashëgimi historike. U prehsh në paqe nëna Mija!"/b.l/noa.al/

View this post on Instagram

Pata fatin te njohe nje zonje “Histori” Nje gjyshe e stergjyshe te dashur. Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Nje grua luftarake deri ne fund! Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija. Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj. Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori. Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin sic kish bere gjithe jeten e saj. E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike. Te prehesh ne paqe Nena Mija

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta) on

Loading...