Transmetuar më 26-02-2020, 18:32

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit se qeveria dhe Bashkia e Tiranës ka dështuar të lidhë marrëveshje me privatin për ndërtimin e Teatrit të ri dhe është vendosur ndërtimi i tij të bëhet me fondet publike.

Me një shënim në Twitter, Basha akuzon Ramën dhe Veliajn se po përpiqen t’i “hedhin hi syve shqiptarëve me njoftim gjysmake”.

Basha thekson se PD nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj, deri sa të dalë një vendin i qartë se “nuk do të ndërtohen kulla dhe Teatri do të ruhet”.

"Rama dhe Veliaj nuk mund ti hedhin hi syve shqiptareve dhe te mbulojne korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake qe fshehin te verteten. Pa nje vendim te qarte qe kullat nuk do te ndertohen dhe Teatri do te ruhet PD nuk terhiqet nga qendrimi dhe vendosmeria e saj", shkruan Basha./b.l/noa.al/

Bashkia dështon në negociatat me privatin për Teatrin Kombëtar, ndërtimi nga shteti: Nis brenda vitit