Transmetuar më 26-02-2020, 18:51
Ilir Meta, Tedi Blushi

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka shpërndarë në rrjetet sociale sportin për tubimin e 2 marsit që kreu i shtetit ka paralajmëruar të mbajtë në orën 17:00 në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përpara kryeministrisë.

Në video janë planet e protestave që opozita e bashkuar nisi nga shkurti i një viti më parë kundër qeverisë përpara kryeministrisë.

Në përfundim, posti mbyllet me momente të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës me thirrjet: "2 mars, manifestim mbarëkombëtar për Kushtetutën, për Shqipërinë. Jo grushtit të shtetit, jo shpopullimit.

Të barabartë përpara ligjit. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Së bashku më 2 mars në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ora 17:00"./b.l/noa.al/