Transmetuar më 26-02-2020, 20:23

Evropa mbetet në gatishmëri dhe ka ndezur alarmin e kuq për koronavirusin: Maqedonia e Veriut dhe Greqia konfirmuan rastet e para, Franca njoftoi vdekjen e saj të dytë, në Itali numri i të infektuarve ka shkaur në afër 400  dhe numërohen deri tani 12 të vdekur. Austria çoi në karantinë mbi 20 njerëz.

Janë regjistruar më shumë se 81,000 raste, me numrin total të vdekjeve që shkon afër 2.800 njerëz deri tani, në botë.

Dy vendet fqinje me Shqipërinë besohet se u prekën nga koronavirusi, pasi qytetarët e tyre kishin udhëtuar drejt Italisë veriore si turistë.

Vendi ynë zyrtarisht nuk është prekur ende, por është "i rrethuar" nga koronavirusi. Nga Italia po kthehen me dhjetëra qytetarë këto ditë, çka e bën alarmente situatën edhe në Shqipëri.

Dhjetë vende i kanë konfirmuar të gjitha rastet e COVID-19 përmes udhëtarëve që kishin kaluar disa kohë, në Itali. Tetë të tjerë janë Austria, Kroacia, Gjermania, Zvicra, Franca, Spanja, Brazili dhe Algjeria.

Pesëdhjetë raste të tjera, përfshirë tetë fëmijë, me COVID-19 janë konfirmuar sot në Itali, duke e çuar  numrin e fundit të personave të prekur në 370 vetë.

Franca sot njoftoi vdekjen e dytë të koronavirusit – një mësues 60-vjeçar, i cili nuk kishte udhëtuar së fundmi në Kinë dhe Itala.  Edhe Austria regjistroi vdekshmërinë e parë të dyshuar nga koronavirusi. Zyrtarët e këtij vendi, fqinj me Italinë, kanë çuar në karantinë rreth 20 njerëz që ranë në kontakt me një nga dy rastet e konfirmuara të tij.

Greqia njoftoi se ka plane për të mbyllur shkollat, kishat, kinematë dhe sallat sportive, nëse do të ketë një shpërthim të madh të COVID-19

Komisioni Evropian u kërkoi vendeve anëtare të rishikojnë planet e tyre pandemike mes frikës se kriza mund të vazhdojë të përshkallëzohet.

/NOA.al