Transmetuar më 26-02-2020, 20:50

Hong Kongu vendosi t’iu dhurojë secilit banor një shumë të majme parash, me qëllim për t’i shpenzuar, si një mënyrë për të rritur ekonominë.

Hong Kongu po përpiqet të shpëtojë ekonominë në rrezik nga protestat e pandalshme dhe epidemia e koronavirusit.

E konsideruar si "zemra financiare" e Azisë, qeveria e Hong Kongut tha të mërkurën se masa, një paketë stimulimi prej 120 miliardë dollarësh të Hong Kongut ose 15.4 miliardë dollarë amerikanë, do të përfshijë dhënien e rreth 1280 dollarëve amerikanë të gjithë banorëve rezidentë në qytet që janë mbi moshën 18 vjeç.

Rreth shtatë milionë njerëz do të përfitojnë nga ky program. Sipas zyrtarëve, qyteti do të regjistrojë deficitin e parë buxhetor të tij në rreth 15 vite për shkak të recesionit, që filloi në tre mujorin e tretë të 2019.

Situata pritet të përkeqësohet dhe ekspertët thonë se deficiti për vitin e ardhshëm fiskal, deri në mars 2021, pritet të shënojë një rekord prej rreth 4.8 për qindësh të GDP.

Përveç pagesës, zyrtarët e Hong Kongut kanë thënë edhe se do të financojnë sektorë, që janë dëmtuar nga shpërthimi i koronavirusit, përfshirë restorantet dhe kompanitë e udhëtimit. Hong Kongu prej dy dekadash është pjesë e Kinës dhe funksionon sipas organizimit një shtet, në dy sisteme.

Ka një farë autonomie, por ishte përfshirë kohët e fundit nga protestat.

/NOA.al