Transmetuar më 26-02-2020, 22:37

Gazetari Artur Zheji tha se Rama përballë Lavrov u paraqit si kryeministër qesharak që turpëroi veten dhe të gjithëve ne që na përfaqëson.

"E kuptoni, se çfarë kryeministri që kemi?! Si ka mundësi që ti të mos jesh më këshilltarë të cilët të japin ty në dorë  historikun e marrëdhënieve shqiptaro-ruse", tha ai në emisionin me gazetaren Beti Njuma.

Zheji tha se Rama përballë Lavrov u paraqit si kryeministër qesharak që turpëroi veten dhe të gjithëve ne që na përfaqëson.

"Rusia nuk është një vend qesharak, ti nuk mund të shkosh si kryeministër qesharake të flasësh me një nga ministrat më të ndritshëm të jashtëm të gjithë planetit. Lavrovin e respekton Trump, Pompeo, e respekton gjithë bota si ministër i Jashtëm", shtoi Zheji.

Drejtuesi i emisionit "360 gradë" Artur Zheji ka komentuar konferencën e kryeministrit Edi Rama dhe gafat e tij me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

"Është një nga njohësit më gjenial të gjeopolitikës botërore. Putin e mban ata në gjithë administratat që ndërron. Lavrov është një shkollë shumë e madhe. Kjo shkollë shumë e madhe merret me problemet e Kinës, me problemet e SHBA,  Meksikës,  Gjirin Persik, me Lindjen e Largme, me Kazakistanin, me Ukrainën me gjithçka dhe gjen kohë të dijë në mënyrë të përpiktë shqiptaro-ruse, pra e njëjta kafkë e Lavrovit, Lavrov ka një enciklopedi kaq gjigante dhe ka një hapësirë të pagabueshme dhe të saktë që të merret edhe me Shqipërinë e vogël që nuk duket me mikroskop në optikën gjeopolitike të Lavrovit dhe Putinit".

"Ky kryeministri jonë që ka vetëm Shqipërinë, fshatin tonë të madh shkon tek një vend serioz tallet me veten e tij dhe tallet me ne që na përfaqëson. Unë e ndjeva veten shumë keq kur Lavrov e korrigjoi për atë gafë që bëri, por jemi vendi i gafave që mbijetojmë", u shpreh Artur Zheji.

/NOA.al