“2 marsi”, Meta ndan fjalët e dy moderatorëve: Bashkë për lirinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës
Transmetuar më 27-02-2020, 08:13

“E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit!”

Kështu thotë Presidenti Ilir Meta, teksa ndan një video nga emisioni i tyre, të cilët e thumbojnë se pse nuk i falenderon publikisht që do të marrin pjesë në manifestimin e 2 marsit, ndërsa urojnë që ata personalitete që shkojnë dhe trokasin gotën me Presidentin, të shkojnë edhe për të mbrojtur Kushtetutën.

Në këtë drejtim kreu i shtetit thotë se bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte, nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës së përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica.

“Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit”, thotë në mbyllje kreu i shtetit.

Presidenti i ka ftuar qytetarët pasditen e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu dhënë fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit" do i kthehen popullit shqiptar.

Në këtë ditë ai ka paralajmëruar firmosjen e dekretit të parë për shpartallimin e grushtit të shtetit. /a.y/noa.al

Loading...