Transmetuar më 27-02-2020, 08:28
Lenda narkotike e sekuestruar

Një operacion i policisë së Elbasanit i koduar “Kodovjat” ka sekuestruar 13 kilogramë lëndë narkotike, duke vënë në pranga tre persona.

Uniformat blu të Elbasanit, në bashkëpunim me ato të Gramshit, pasditen e kësaj të mërkure bën arrestimin në flagrancë të V. P., 31 vjeç, N. B., 44 vjeç dhe Xh. K., 29 vjeç, lindur në Gramsh.

Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetitn tip “Opel” gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në vijim të operacionit, u bë e mundur gjetja edhe të sasisë tjetër të lëndës narkotike, të fshehur nga këta persona në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, ku në total u gjetën dhe u sekuestruan rreth 13 kg lëndë narkotike kanabis dhe dy automjete.

Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al