Transmetuar më 27-02-2020, 09:09

Kina ka regjistruar gjatë së mërkurës 433 raste të reja të infektuarish me koronavirus dhe 29 të vdekur. Shifrat konfirmohen nga komisioni shtetëror kombëtar, duke saktësuar se në provincën e Hubei që është edhe epiqendra e epidemisë, të prekurit janë 409 dhe të vdekurit 26.

Ndërkohë koronavirusi është shtrirë edhe në Estoni, lajm i konfirmuar nga ministri i Jashtëm, Tanel Kiik. Ai deklaroi se personi i parë i cili ka rezultuar pozitiv nga virusi, ishte kthyer nga Irani.

Edhe autoritetet e Danimarkës njoftuan të prekurin e parë me koronavirus. Bëhet fjalë për një burrë i cili ishte kthyer basjkë me familjen në 24 shkurt, pasi kishin kaluar pushimet në një vend për ski në Lombardi. Ndërsa gruaja dhe djali i tij rezultuan negativ.

Rasti i parë i koronavirusit u shënua edhe në Rumani, ku një pacient nga Priguria, povincë e Gorj, rezultoi pozitiv. Pacienti “zero” është 20 vjeç dhe punonte pranë një restoranti në pronësi të një italiani, shkruan noa.al. Ai do të mbahet në karantin në shtëpinë e tij, bashmkë me shtatë pjesëtarët e familjes.

Edhe në Norvegji është konfirmuar pacienti i parë me koronaviorus, i cili ishte kthyer në vendin e tij pasi kishte qenë në një prej zonave më të prekura nga koronavirus në Kinë. Ai po mbahet në karantinë. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE