Transmetuar më 27-02-2020, 10:36

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar prokurorin Besnik Cani duke e lënë KLP-në me 10 anëtarë.

Sipas KPA, largimi i Canit vjen pasi nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë.

Prokurori Besnik Cani u konfirmua në detyrë më 27 nëntor 2018 nga trupa gjykuese e udhëhequr nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi.

Pas dy javësh, u zgjodh si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, edhe pse kishte probleme me pasurinë. Por vendimi i KPK për Besnik Canin u ankimua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM).

Pas tyre, edhe Komisioneri Publik e kritikoi konfirmimin në detyre prej problemeve të shumta me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës.

Sipas Komisionerit Publik, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte “kontradiktor dhe jo-bindës” dhe se ishte marrë në interpretim të gabuar të ligjit./a.m/noa.al