Transmetuar më 27-02-2020, 11:07

Në konferencën e nivelit të lartë “Siguria Rrugore 2020”, u prezantuan propozimet kryesore për ndryshime të Kodit Rrugor që synojnë të rritin Sigurinë Rrugore.

Disa prej tyre i gjeni në fotogaleri, dhe në të parashikohet që nga “Testi i idiotit” deri te ashpërsimi i gjobave.

Testi i idiotit- Policia detyron drejtuesin e mjetit që të bëjë vizitë mjekësore, test psikologjik, për të provuar aftësitë e tij. Ky test bëhet për shkelje të rënda të normave të sjelljes të përsëritura gjatë drektimit të mjetit.

Në pjesën e këshillimit, thuhet se kur kundravajtësi këshillohet duhet të administrohet nga agjenti në sistemin e policisë dhe në rast përsëritje të së njëjtës shkelje brenda vitit, i vendoset gjoba maksimale e parashikuar.

Kur drejtuesi i mjetit konstatohet me pije alkoolike nga ora 19.00 deri në 06.00, gjoba është 30% më e lartë.

Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit në masën nga 0.3-05 g/l, nga 5 deri në 15 mijë lekë që ishte, bëhet 10 deri në 20 mijë lekë të reja soi dhe heqje e patentës nga 3 deri në 6 muaj.

Për 0.8-1.5 g/l, hiqet patenta 1-2 vite dhe gjoba bëhet 20-40 mijë lekë të reja.

Kush drejton mjetin me telefon në dorë, gjobitet 5 mijë lekë të reja, kush drejton duke folur 10 mijë lekë të reja, kush shkruan mesazh 15 mijë lekë të reja.

Kur kjo shkelje përsëritet tre herë brenda vitit gjoba bëhet 5 deri në 15 mijë lekë dhe hiqet patenta për tre muaj si dhe 10 pikë prej saj.

Kur drejtuesi i mjetit nuk respekton sinjalistikën rrugore, ecën me drita të gjata, nuk ruan distancën dhe rrezikon përdoruesit e rrugës, gjobitet 10 deri në 20 mijë lekë të reja dhe i hiqen 5 pikë nga leja e drejtimit.

Kur drejtuesi i mjetit shkakton aksident nën efektin e alkoolit më të lartë se 1.5 g/l, i hiqet leja e drejtimit, duke i hequr të gjitha pikët.

Për parakalim të gabuar gjoba bëhet nga 3 deri në 10 mijë lekë të reja dhe kur përsëritet dy herë brenda vitit dyfishohet gjoba si dhe hiqet patenta për një muaj.

Drejtuesi i mjetit gjobitet me 1-3 mijë lekë të reja kur ka pasagjer pa rrip sigurimi.

Për përparësinë gjoba bëhet nga 1-3, në 5-8 mijë lekë të reja, kur shkelja përsëritet dy herë brenda vitit, hiqet patenta 6-12 muaj si dhe 5 pikë prej saj.

Mos mbajtja e kaskës në motor ndëshkohet me gjobë nga 1-3 mijë lekë të reja dhe në kushtet e errësirës duhet mbajtur jeleku fosforeshsnt. /a.y/noa.al

Lleshaj zbulon vrasësin kryesor në vend pas sëmundjeve: Ndryshimet që bëhen në Kodin Rrugor