Transmetuar më 27-02-2020, 11:06

Një grua që punonte me guidë turistike në Japoni ka rezultuar dy herë pozitive ndaj koronavirusit.

Ajo besohet të jetë rasti i parë i këtij lloji. 40-vjeçarja po punonte me një autobus me turistë nga Wuhani, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit.

Më 29 janar u konfirmua se ishte infektuar me Covid-19. Më 6 shkurt doli nga spitali sepse rezultoi negative ndaj testeve, edhe pse kishte ende kollitje.

Nuk kishte simptoma për një javë, por u kthye tek mjeku më 21 shkurt me dhimbje kraharori dhe fyti.

Të mërkurën, u konfirmua se rezultoi për herë të dytë pozitive ndaj koronavirus, thanë zyrtarët në Osaka.

Edhe shoferi i autobusit doli i infektuar.

Deri tani në Japoni janë raportuar 189 persona të infektuar. Tre prej tyre kanë vdekur, 22 rezultojnë të shëruar kurse pjesa tjetër janë ende nën mbikëqyrje mjekësore./a.m/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE