Transmetuar më 27-02-2020, 11:24

Prej ditësh u përfol se fundjavën e lënë pas këngëtarja Enca Haxhia kishte humbur të atin, por deri më tani nuk kishte asnjë konfirmim.

Mirëpo teksa kanë kaluar pak ditë, këngëtarja konfirmon lajmin e hidhur.

Mësohet se babai i Encës, ka gjetur vdekjen si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Ditën e sotme këngëtarja ka shkruar një mesazh për gjithë ata që i janë gjetur pranë në këto momente duke e ngushëlluar.

“Falenderime nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri me mesazhet e tyre në këto momente të vështira. Siç e keni kuptuar e kam shumë të vështirë të flas në instagram për gjëra që i kam kaq afër zemrës ndaj po e le me kaq”, shkruan ajo.

Po ashtu këngëtarja ka publikuar videon e këngës së saj saj të re me titull ‘Balad’, të cilën ia dedikon të atit. /a.y/noa.al