Transmetuar më 27-02-2020, 12:15

Një racist sulmoi një kinez në Australi sepse po fliste në gjuhën mandarine duke e lënë me shenja të tmerrshme.

Studenti i njohur si Constantine po ecte në rrugën Adelaide të shtunën, kur u përball me një burrë që e detyronte të fliste anglisht.

Gjatë një akti të tmerrshëm dhune, burri goditi 29-vjeçarin në fytyrë duke i thyer nofullën.

Studenti që jeton në Australi për të studiuar historinë e luftimit me shpata, është në rrezik që të humbë shikimin dhe ka nevojë për mijëra dollarë që të bëjë ndërhyrje kirurgjikale.

Mësuesi i Costantine, Mark Holgate është zemëruar për atë që i ndodhi studentit të tij që e përshkruan si "një nga njerëzit më të mirë që njeh".

"Sot jam i zemëruar dhe i turpëruar që jam australian. Tre ditë më parë, kinezi student u sulmua nga një frikacak në rrugë sepse po fliste një gjuhë tjetër. Ishte privilegj që ta mësoja atë student", shkroi mësuesi./a.m/noa.al