Transmetuar më 27-02-2020, 12:17

“Koronavirusi armë biologjike e prodhuar në laborator”. Është kjo teoria e komplotit që po qarkullon gjerësisht lidhur me virusin e rrezikshëm i cili ka shkaktuar mbi 2700 të vdekur, prej tyre rreth 90% në provincën e Hubei, në Kinë.

Kina vendos që të t’iu përgjigjet akuzave shokuese. Sipas zëdhënësit të ministrisë së Jashtme të Kinës, arsyeja e kësaj hipoteze është “ligësia e qëllimshme dhe injoranca absurde”.

Kjo pasi disa ekspertë perëndimor sugjeruan se virusi Covid-19, mund të jetë program i një lufte biologjike kineze, madje një armë biologjike e dalë nga laboratopri.

“Shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar teksa punon për të luftuar virusin, të vijojë ta bëjë kundër teorive të komplotit dhe viruseve të tjerë politike”, deklaroi Geng Shuang, shkruan noa.al.

Ai shtoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka prova që vitusi Covid-19 është projektuar në një laborator apo është fryt i fabrikimit të armëve biologjike. /a.y/noa.al

Koronavirusi, eksperti amerikan: U krijua në laborator, është një armë lufte biologjike