Koronavirusi, Rama: Kushdo është i rrezikuar. Zbulon dhe ku është ngritur karantina
Transmetuar më 27-02-2020, 12:34

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot shqiptarët se kushdo është i rrezikuar ndaj koronavirusit. Pohimi, z.Rama e bëri në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Sigurisë që po zhvillohet në Kryeministri.

“Ende nuk kemi asnjë rast të konstatuar, por në linjë me OBSH-në, kemi kryer të gjitha hapat për të përgatitur përballjen me shfaqjen e mundshme të koronavirusit në territorin e Shqipërisë. Që nga rastet e para në Kinë, e gjithë bota hyri në një gjendje jo të zakonshme. Natyrisht, edhe ne menjëherë filluam kontaktet e domosdoshme dhe në një botë që është gjithmonë e më e vogël, për shkak të ndërveprimit, gjithkush është i ekspozuar ndaj riskut”, tha Rama.

Rama bëri të ditur se Spitali Infektiv, Sanatoriumi dhe Kavalishenca në Durrës, janë caktuar si vende për karantinë në rast të koronavirusit.

Ai veçoi se karantinë kryesore është Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit, e cila u caktua si e tillë, pas vlerësimit të kryer së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit është pika e zgjedhur, ku bashkë me OBSH është përcaktuar dhe realizuar përmbushja e të gjitha kushteve. Po ashtu shërbimet ofrohen edhe në QSUT, ku janë ngritur dhoma izolimi dhe struktura në dispozicion për terapi intensive”, deklaroi kreu i qeverisë.

Në fjalimin e mbajtur, z.Rama shprehu akuza të shumta ndaj medieve duke folur për një infodemi.

“Infodemia ka prekur mbarë botën sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe është e pashmangshme dhe për Shqipërinë, por siç ndodh shpesh në Shqipëri, situata infodemike është shfaqur më shumë se sa një formë, në rendje të ethshme për informacion përmes klikimeve, që sjell shumëfishimin e titujve që përmbajnë fjalë koronavirus apo viktimë, por nga ana tjetër edhe një karakteristikë jo fort e përhapur, përpjekja individuale apo e grupeve të caktuara për të shfrytëzuar frikën, për të rritur panikun, për të prodhuar alarme të vazhdueshme, në funksione mizerable politike”, u shpreh kryeministri.

Ai kërkoi që të mos çoroditemi nga infodemia, duke shtuar se është punuar në heshtje për të mos ushqyer infodeminë dhe për të mos ushqyer tensione artificialisht të rritura, duke folur për profesionalizëm shembullore, gjë që është konfirmuar nga OBSH.

Kreu i qeverisë garantoi se deri më tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të koronavirusit, teksa informoi se janë testuar në laboratorin e virolologjisë, i certifikuar nga OBSH, 17 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative.

Sipas tij, 17 individë të dyshuar për marrjen e virusit që pas testeve rezultojnë të paprekur prej tij dhe se situata është ndjekur me vëmendje të veçantë nga Ministria e Shëndetësisë që ka ngritur që në momentin e parë Task Force, për përgatitjen, parandalimin dhe kontrollin në sfidën e madhe që është një sfidë globale.

“Është forcuar sistemi alert në të gjithë nivelin e shëndetit shëndetësor, nga pikat kufitare, urgjencat kombëtare, shërbimi epidemiologjik, strukturat spitalore rajonale. Janë hartuar protokolle të sakta, sipas OBSH, për gjurmimin e rastit në pikat kufitare dhe deri te ndjekja në pikat shëndetësore. Janë trajnuar 800 profesionistë të shëndetësisë në të gjitha nivelet. Në pikat ajrore dhe detare po kryhet kontroll si dhe monitorimi i pasagjerëve mbërritës si masë e shtuar, pas përhapjes në Itali”, deklaroi Rama.

Ai tha se në total janë kontrolluar 8122 pasagjerë në porte, mjedise të caktuara për izoliom dhe karantina të përkohshme.

Rama garantoi se është siguruar stoku i medikamenteve antivirale për trajtim intensiv, në rast të paraqitjes së rasteve të rënda dhe se është vendosur fond për mbrojtjen shëndetësore.

“Është për të ardhur keq, edhe pse kudo ka debat politik, por askund tjetër nuk ndodh që palë të caktuara politike dhe individë të zëshëm të bëjnë ato që kanë bërë këtyre ditëve, përpiqen të mbjellin panik dhe dezinformojnë hapjen e panikut, qoftë për vendin e hapjes së karantinës, apo edhe kushteve së zonës së karantinuar. Në asnjë vend nuk ekziston që karantinat të ndërtohen nëpër male, apo pyje, apo larg zonave të banuara, kjo nuk

Loading...