Studimi/ 2 filxhanë qumësht në ditë rrisin rrezikun e kancerit të gjirit tek femrat
Transmetuar më 27-02-2020, 12:32

Gratë që konsumojnë 2 gota qumësht në ditë mund të jenë 80% më të rrezikuara nga kanceri i gjirit, thotë një studim.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani ka rekomanduar që të rriturit të konsumojnë më shumë qumësht lope sepse është i pasur me proteina dhe kalcium, dhe dietologët amerikanë sugjerojnë tre gota në ditë.

Por studimi i ri që u bë nga Universiteti Loma Linda në Kaliforni thotë se këto rekomandime duhet të rishikohen me kujdes.

Ata studiuan 53 mijë gra për 8 vite dhe zbuluan se edhe nëse konsumojnë pak qumësht, janë të rrezikuara nga kanceri i gjirit.

Sipas të dhënave, femrat janë 30% të rrezikuara kur konsumojnë një të tretën e filxhanit. Ndërsa kur pinë një gotë të plotë me 240 ml qumësht, janë të rrezikuara me 50% nga sëmundja kanceroze.

Risku rritet me konsumin. Pra, ato që pinë 2-3 gota në ditë, janë të prekura 70-80%.

Ndërkohë që studimi ishte thjesht vëzhgues dhe nuk mund të dëshmojë një shkak, shkencëtarët besojnë se një hormon i pranishëm në qumështin e lopës mund të jetë shkaktar./a.m/noa.al

Loading...