Transmetuar më 27-02-2020, 12:58

“Anulim! Tani për tani nuk mund të largohemi!” Urdhri është i saktë, i shkruar në një komunikim nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes dhe dërguar nga IOC (Komanda e Operacioneve të Forcave të Përbashkët) për të gjitha kazermat italiane, dhe padyshim edhe për bazat jashtë vendit.

Direktiva “Masat paraprake që duhet të merren për emergjencën e Covid-19” përmban masat paraprake që ushtria italiane do të duhet të marrë në mes të urgjencës së koronavirusit, por ka një detaj që fillimisht kishte shpëtuar: “Ata që janë në leje në atdhe nuk mund të kthehen në mision. Dhe ata që janë jashtë nuk mund të nisen për në Itali”.

Për misionet ndërkombëtare është një problem i madh, sepse në këto ditë qindra ushtarë ishin kthyer në shtëpi për pushimet e Karnavaleve. Ata që janë në Itali, nuk mund të rinisin punën e tyre: në Kosovë, në Liban, por edhe në Irak, Kuvajt, Afganistan dhe në 30 zonat e e tjera ku veprojnë.

Nuk ka ndonjë vlerësim të saktë se sa njerëz janë bllokuar, por një shifër e përafërt nga Shtabi i Mbrojtjes flet për rreth 500 trupa.

Deri në një urdhër të dytë gjenerali i Korpusit të ushtrisë Luciano Portolano thotë se “Dërgimi dhe kthimi në zonat operacionale i personelit ndërpritet”.

Kështu para se të gjithë ushtarët të kthehen në mision, duhet ti nënshtrohen analizave specifike dhe nëse është e nevojshme edhe karantinës 14 ditore.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes ka urdhëruar një seri masash edhe për ushtarët që veprojnë në Itali në kuadër të operacionit “Rrugët e sigurta” që kanë dalë në mbështetje të policisë në zonat e prekura si Lombardia dhe Veneto, për të ndaluar hyrje-daljet nga zona e kuqe. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE