Transmetuar më 27-02-2020, 13:02

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Greqi ka arritur në tre. Rasti i tretë është një grua në Athinë, e cila kishte udhëtuar nga Italia dhe ndodhet aktualisht në spital.

Ende është e paqartë mosha e gruas. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se gjendja e të infektuarve është e mirë dhe po mbahen nën monitorimin e specialistëve.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras, çështja po hetohet në Athinë për të identifikuar të gjithë njerëzit që kanë kontaktuar me gruan pas kthimit nga Italia.

Dy rastet e para janë një grua 38-vjeçare dhe fëmija i saj në Selanik. Gruaja u diagnostikua me koronavirus në mbrëmjen e së dielës, kur u kthye nga Milano i Italisë.

Djali i saj 10-vjeçar ka shfaqur simptoma të lehta dhe po mbahen në karantinë. Mediat greke raportojnë se fëmija shkoi dy ditë në shkollë pasi nëna u kthye nga Milano./a.m/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE