Transmetuar më 27-02-2020, 13:15

“Lines falas bashkë me produktet higjienike falas për të gjitha femrat”. Kthesa historike vjen nga Skocia, i cili është shteti i parë në botë që merr një vendim të tillë.

“Period Products Scotland Bill”, u miratua të martën e 25 shkurtit me 112 vota pro dhe nëntë kundër.

Por para miratimit përfundimtar duhet të kalojë një fazë të dytë në parlament, ku priten disa amendime.

Sapo të vijë miratimi përfundimtar, do të mundësohet shpërndarja falas e pecetave higjienike dhe produkteve të tjera higjienike, për ditët e ciklit.

Kostoja operacionit është 24 milionë sterlina në vit, ose rreth 31 milionë euro, shkruan noa.al.

Në vitin 2018, Skocia ishte vendi i parë që ofroi produkte të tilla falas në shkollë dhe universitet. Shumë familje nuk arrijnë që të mbulojnë këto shpenzime mujore, të cilat shkojnë deri në 12 euro për person. /a.y/noa.al