Transmetuar më 27-02-2020, 13:25

Rritet bilanci i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali. Mësohet se numri i viktimave ka shkuar në 14, ndërkohë që 528 persona janë të prekur nga ky virus vdekjeprurës.

Në lidhje me këto të dhëna, ekziston edhe një vërtetim nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë, për të infektuarit. "Në total kemi 528 njerëz pozitivë dhe nga këta 474 janë në ndihmë, ata janë akoma pozitivë, ndërsa shumica dërrmuese – 278 persona – janë në izolim në shtëpi dhe nuk kanë nevojë për trajtim dhe shtrime në spital".

Ka 98 raste në Veneto, 97 në Emilia-Romagna, 11 në Liguria, 3 për Marche, Lazio dhe Siçili, 2 për Toscana, Piemonte, Campania, 1 për Abruzzo dhe Bolzano./b.l/noa.al/