Transmetuar më 27-02-2020, 13:34

Arabia Saudite ka ndaluar pelegrinët nga disa shtete të botës të hyjnë në vend.

Kompania ajrore e Emirates thotë se pasagjerët nga një numër vendesh, përfshirë Kinën, Japoninë, Italinë, Iranin, Indinë dhe Pakistanin nuk do të lejohen të fluturojnë për në Arabinë Saudite.

Frika nga koronavirusi ka bërë Arabinë Saudite që të marrë vendimin që të ndalojë vizitorët e huaj për të shkuar në pelegrinazhin e Mekës.

Deri tani, Arabia Saudite nuk ka raportuar asnjë rast të prekur me virusin COVID-19.

Në nivel global, më shumë se 80,000 njerëz në më shumë se 40 vende janë infektuar me koronavirus. Numri më i madh i të infektuarve dhe vikimave janë raportuar në Kinë, kryesisht në provincën Hubei.

Miliona muslimanë nga e gjithë bota udhëtojnë çdo vit për në Mekë ku mbahet pelegrinazhi. Këtë vit, do të fillojë nga data 28 korrik deri më 2 gusht./a.m/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE