Transmetuar më 27-02-2020, 13:28

Nëpër shkollat e vendit po zhvillohen orë edukuese për parandalimin e përhapjes së viruseve, në kuadër të panikut të përhapur nga koronavirusi.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini nënvizon faktin se çdo ditë nëpër shkolla, mësuesit po orientojnë nxënësit se si të parandalojnë përhapjen e viruseve duke u bazuar në rekomandimet më të mira të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Larja e shpeshtë e duarve si masa kryesore që duhet të ndërmerret, përdorimi i maskave vetëm kur shfaqen simptoma gripale apo mos-përdorimi i antibiotikëve pa rekomandimin e mjekut, janë disa prej këshillave bazë që jepen gjatë këtyre orëve edukuese.

“Deri tani nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri. Por, edhe nëse do të ketë në të ardhmen, jemi plotësisht gati ta përballojmë bashkërisht”, tha Shahini.

Koronavirusi, Rama: Kushdo është i rrezikuar. Zbulon dhe ku është ngritur karantina

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE