Transmetuar më 27-02-2020, 13:59

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha ka ditëlindjen sot dhe nuk ka munguar urimi i Armina Mevlanit.

E dashura e tij ka publikuar dy fotografi në Instagram teksa kërcejnë vals dhe e ka shoqëruar me disa fjalë të ëmbla.

"Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, partneri dhe shoku im i ngushtë! Dita e lindjes tënde do të jetë gjithmonë e veçantë për mua. Le të kërcejmë gjithmonë kështu, valsi i jetës … plot ëndrra, plot dashuri dhe i lumtur", shkroi Armina.

Prej kohësh, të dy shijojnë lidhjen e dashurisë dhe përflitet se këtë vit do të martohen.

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim për datën e saktë të dasmës së çiftit./a.m/noa.al