Transmetuar më 27-02-2020, 13:59

“Një lajm frymëzues që edhe një nga përfaqësuesit më të shquar të Lëvizjes Demokratike, artisti i dashur për të gjithë ne, Edmond Budina, do na bashkohet më 2 mars në Tiranë, që e gjithë Europa dhe bota demokratike të dëgjojë sërish si para 30 viteve thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Liri Demokraci”.

Kështu shkruan Presidenti Ilir Meta në kuadër të manifestimit të thirrur më 2 mars.

“Jetën e japim, Demokracinë dhe Lirinë tonë kurrë! Jemi komb Shqiponjash! Edhe Shqiponjat tona në emigracion do të kthehen në folenë e tyre. Mirësevjen i dashur Profesor Budina”, shkruan Presidenti.

Ai e mbyll qëndrimin e tij me moton, “Për Kushtetutën, për Republikën, për Shqipërinë, për Kombin”.

Presidenti i ka ftuar qytetarët pasditen e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu dhënë fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit" do i kthehen popullit shqiptar.

Në këtë ditë ai ka paralajmëruar firmosjen e dekretit të parë për shpartallimin e grushtit të shtetit. /a.y/noa.al