Transmetuar më 27-02-2020, 14:31

Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha, u nda nga jeta këtë të mërkurë, ndërkohë që ditën e sotme mbahet funerali.

Dyert e shtëpisë për arkëmortin dhe pritjen e familjarëve i hapi djali i saj Ilir Hoxha, i cili bashkë me të shoqen Teuta, e cila ishte veshur me të zeza, bënë pritjet e rastit.

Nipi i saj Ermal Hoxha bashkë me të shoqen Rezarta Shkurta, u shfaqën të veshur me të zeza, për ti bërë nderimet e fundit gjyshes.

Ndërkohë arkivoli i saj ishte mbështjellë me flamurin kombëtar. Nexhmije Hoxha e veja e diktatorit Enver Hoxha dhe ish-drejtoresha e Institutit të Studimeve Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komiteti Qendror të PPSH-së, u nda nga jeta rreth orës 15:00 të 26 shkurtit në banesën e saj në Laprakë.

Nexhmije Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921, në Manastir, por prindërit e saj ishin nga Dibra. Në vitin 1928, familja e saj u shpërngul për t’u vendosur në Tiranë. Shkollën e mesme e kreu në Institutin Femëror Pedagogjik në Tiranë.

Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi. Ka botuar edhe disa libra.

Në vitin 1988 u zgjodh kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë. Është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”.

Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit. Me Enver Hoxhën u martua në 1 janar të vitit 1945. Ka tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë. /a.y/noa.al

Si ja mbajti të fshehtë Nexhmija, testamentin pasuror Enver Hoxhës/ Dalin dokumentet

Blendi Fevziu: Pse nuk e intervistova kurrë Nexhmije Hoxhën

Ndarja nga jeta e Nexhmije Hoxhës/ Rezarta Shkurta: Zbatoi planin siç kishte bërë gjithmonë

"Ndjehemi krenarë", Vdekja e Nexhmije Hoxhës, i biri: Gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së atdheut

Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha, e veja e ish-diktatorit