Transmetuar më 27-02-2020, 14:35

Këngëtarja Britney Spears ka publikuar një video ku tregon momentin e dhimbshëm kur thyen këmbën gjatë kërcimit.

Ajo i ka treguar fansave se si u shkaktua dëmtimi i fundit dhe gjithçka kuptohet nga zhurma që dëgjohet në fund të videos.

“Unë kam 6 muaj që nuk kam kërcyer!!!! Dhe po …. E di që jam këmbëzbathur… mos qeshni se e zotëroj më mirë skenën kështu!!!! PS, ju mund të dëgjoni kur kam thyer këmbën këtu. Më falni është pak e zhurmshme !!!!!”, shkroi Britney në Instagram.

Në video, Britney Spears shfaqet e veshur sportive me pantallona të shkurtra të zeza dhe një kanatiere të shkurtër./a.m/noa.al