Transmetuar më 27-02-2020, 15:51

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ka goditur Indonezinë mëngjesin e ditës së djeshme, si pasojë e së cilës kanë ndërruar jetë 5 persona.

Pas lëkundjeve, kryeqyteti Jakarta u përfshi nga shirat e rrëmbyeshëm dhe njerëzit u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Dy adoleshentë ishin midis pesë personave të mbytur ose që u goditën nga elektriciteti, njoftoi Agjensia Kombëtare e katastrofave në Indonezi.

"Ekipi i përbashkët i shpëtimit është ende në kërkim për tre viktima të tjera të mundshme", tha zëdhënësi i agjencisë Agus Wibowo.

Gati 20,000 njerëz po qëndrojnë në strehëzat e urgjencës, shtoi ai.

Shirat arritën deri në 91 cm gjatësi në disa pjesë të kryeqytetit. Shirat përmbytën pallatin presidencial, një spital të madh dhe lagje të tëra në të gjithë Xhakartë.  Emergjencat dolën nëpër rrethe me varka për të evakuuar banorët./a.m/noa.al