Transmetuar më 27-02-2020, 16:14

Një djalë 6-vjeçar ka ruajtur trupin e pajetë të gjyshit të tij që ndërroi jetë në shtëpi sepse nuk dilte dot prej koronavirusit.

Pensionisti, i njohur me mbiemrin Tan u gjet i pajetë të hënën nga disa vullnetarë lokalë në Shiyan, në provincën Hubei.

Djali i vogël qëndroi në shtëpi pasi i moshuari i tha të mos dilte jashtë, raportojnë mediat kineze.

"Gjyshi më tha të mos dal se kishte virus jashtë", raportohet se i tha vullnetarëve kur hapi derën për ta.

Prej një muaji, qyteti është i izoluar për shkak të virusit që ka infektuar mijëra njerëz.

Në zonën ku jetonte, Tan kishte krijuar vetë-izolim pasi askush nuk lejohej që të hynte apo të dilte nga shtëpi.

Gjëtat e përditshme përfshirë ushqimin dhe ilaçet për banorët shpërndaheshin nga stafi.

Ata po bënin kontrollin kur gjetën djalin duke ruajtur gjyshin. Një prej vullnetarëve thanë se prindërit e 6-vjeçarit janë emigrantë dhe gjyshërit e kanë rritur që kur ishte i vogël./a.m/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE