Transmetuar më 27-02-2020, 16:14

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj doli sot në një konferencë për mediat për t’ju përgjigjur të gjitha akuzave që ka bërë në drejtim të saj Presidenti Ilir Meta, si bashkëfajtore në atë që ai e quan grushti i shtetit për kapjen e Kushtetutës. Gjonaj tha se akuzat e kreut të shtetit ishin një seri spektakli, me fjalë të padenja në drejtim të saj.

“Unë u rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivion në luftën kundër reformës në drejtësi por akuzat ndaj meje nuk ua lehtësojnë këtë hall. Dal të shtjelloj me përgjegjësi të plotë politike, profesionale e qytetare një çështje që është thirrur në temë për protestë nga Presidenti. S’e kam bërë këtë shtjellim më parë se kam gjykuar që i duhej lënë presidentit koha dhe hapësira mediatike për të ezauruar seritë e spektaklit të tij për grupin armiqësor dhe kriminal në Ministrinë e Drejtësisë", shprehet Gjonaj.

Më tej ajo thekson se, "S’e bëj për t’ju përgjigjur presidentit për morinë e akuzave dhe fjalëve të padenja që ka lëshuar në drejtimin tim personalisht apo përmes zëdhënësit të tij. Unë u rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivion në luftën kundër reformës në drejtësi por akuzat ndaj meje nuk ua lehtësojnë këtë hall.

Presidenti ka krijuar këtë kauzë fiktive në funksion të betejave të tij që s’janë në përputhje me interesat e tij kushetuese në momentin më të rëndësishëm që po kalon Shqipëria, në prag të negociatave. Deformimet e rënda faktike të këtij show politik presidencial që janë mbresëlënëse për këdo që i di faktet".

Gjonaj ngre pyetjen më tej se "Kujt dhe për çfarë i drejtohet me thirrjen e tij presidenti kur sot gjyqtarja e zgjedhur prej tij në kundërshtim me kushtetutën ushtron funksionin  e saj".

"-Presidenti artikulon për të drejtën e tij për të pezulluar numrin e ditëve që i njeh ligji për emërimin e një zyrtari.

Pezullimin e një afati që as nuk pezullohet dhe as nuk shtyhet nga institucioni që duhet të veprojë mbi bazën dhe brenda këtij afati ligjor.

Ku është një koncept që nuk ekziston. Juridikisht mund të konceptohet nonsens.

-Presidenti ushtron këtë të drejtë në dy forma, ose nëpërmjet dekretit, ose nëpërmjet heshtjes dhe në këtë moment vihet në lëvizje mekanizmi zhbllokues që zgjedh kandidatin e parë që është zgjedhur nga KED.Afati 30 ditor i presidentit përfundoi dhe presidenti nuk e ushtroi të drejtën e tij brenda 30 ditëshit.

-Është një afat i papezullueshëm sepse ligji e ka lidhur kalimin e këtij afati me ardhjen e një pasojë. Kështu Arta Vorpsi që ishte renditur e para nga KED konsiderohet e zgjedhur automatikisht anëtare  e Gjykatës Kushtetuese.  Zgjedhja e saj është bërë në datën 8 nëntor 2019.

-Bërthama e rrëfimit është thjeshtë dita e shtunë. Kjo i ka mjaftuar presidentit të dalë në konkluzion se jemi para një grupi të strukturuar kriminal përmes së cilit fshihet një grusht shteti.

E kam të vështirë të pranoj këtë konspiracion nga Presidenti. Sikur Presidenti apo këshilltarët e tij të kishin bërë një kërkim të thjeshtë duhet ta kishin kuptuar se dita e shtunë dhe dita e dielë, janë ditë që figurojnë shumë kohë më parë edhe në fletoren zyrtare.

-Është një anëtar i emëruar nga ligji Ministria e Drejtësisë i dërgoi fletores zyrtare vendimin për renditjen e kandidatëve, që është bërë i njohur edhe në faqen e Gjykatës së Lartë"

Ministria e Drejtësisë tha Gjonaj është organi epror për rregullimin e kësaj qendre botimi dhe sipas saj Ministria e Drejtësisë duhet të garantojnë aksesin efektiv për njohjen e legjislacionit.

"Ky është kulmimi i shoë presidencial, kulmim komik do thoja po të mos bëhej fjalë për Presidentin e Republikës. Nuk ka sjellë rrëmbim të kompetencave të Presidentit, e vetmja pasojë është dalja jashtë kornizës së tij ligjore dhe kushtetuese e Presidentit"./b.l/noa.al/