Transmetuar më 27-02-2020, 17:15

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila i cilësoi akuzat e Presidentit Ilir Meta një “lajthitje ligjore”.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Vasili pyet se pse nuk e ka marrë SPAK-u akoma ministren, që ai e quan mashtruese, ndërsa shton se ajo ka falsifikuar shkresat me mafiozët e Ministrisë së Drejtësisë ditën për diell dhe del e kakaris si gjel mbi pleh.

“Nuk e mori SPAK-u akoma këtë mashtruesen e ministrisë së drejtësisë! Akoma pret SPAK-u për ta marrë këtë. Akoma s’ka ikur kjo nga sytë këmbët. Mashtruesja ministre fallsifikon shkresat me mafiozët e ministrisë së drejtësisë ditën për diell dhe del e kakaris si gjeli mbi pleh", shkruan Vasili.

Ai shton më tej se, "Mashtruesja firmos rrugaçërira shtetërore si e marrë se ja kërkon i marri. Mbahu mashtruese mbahu, nuk ke parë gjë akoma….. Është shumë e rëndë kjo histori, nuk është punë golash…. Shihi mashtruese edhe një herë fallsifikimet dhe ik sa s’është vonë!”/b.l/noa.al/

Akuzat e Metës, Gjonaj: Presidenti ka krijuar një kauzë fiktive. As vetë Presidenti s’e beson “grushtin e shtetit”